19 gola kanë prodhuar 5 takimet e mesditës së sotme në Bundesliga. Leipzig nuk hasi probleme në shtëpi përballë Freiburg, fitoi 3-0 dhe është ngjitur përkohësisht në vend të parë me 16 pikë, një më pak se Dortmund dhe Bayern Munchen (luajnë mes tyre në 18:30).
Ibrahima Kanote zhbllokoi ndeshjen në pjesën e parë, teksa në fraksionin e dytë erdhën edhe rrjetat e kapitenit Sabitzer dhe Angelinos. Me të njëjtin rezultat fitoi edhe Hertha Berlin në një fushë të vështirë si ajo e Augsburg, me polakun Piatek autori i golit të tretë.
Dortmund vs Bayern has a lot to live up to ?#BLMatchday pic.twitter.com/EMpQFNiYIX
— Bundesliga English (@Bundesliga_EN) November 7, 2020
Në dy sfidat e tjera ra në sy triumfi me “manita” i Union Berlin në kryeqytet përballë Arminia Bielefeld, teksa sfida Stuttgart-Eintracht Frankfurt përfundoi në barazim 2-2. /abcnews.al