Leicester City e kishte nisur Premier League me tre fitore radhazi, teksa e fundit ishte spektakolare. “Dhelprat” mposhtën 2-5 Manchester City jashtë fushe, por sot bënë gjithçka keq kundër West Ham.
0-3 humbën në shtëpi djemtë e Rodgers, teksa “Çekiçët” siguruan fitoren e dytë radhazi në kampionat. Michail Antonio zhbllokoi rezultatin me kokë pas çerek ore lojë, ndërsa spanjolli Fornals dyfishoi në minutën e 34-t.
Leicester tentoi të reagonte në 45 minutat e dyta, por vuajti përballë “murit” të mbrojtjes mike. West Ham goditi sërish shtatë minuta përpara fundit të ndeshjes me anë të Jarrod Bowen. Përfundimisht 0-3, super fitore për ekipin londinez.
Sfida tjetër mes Southampton dhe WBA u mbyll më fitoren 2-0 të ekipit vendas. “Shenjtorët” realizuan nga një gol për pjesë dhe morën 3 pikë shumë të rëndësishme. /abcnews.al
West Ham win big again ⚒️#LEIWHU pic.twitter.com/tYPcObbNwf
— Premier League (@premierleague) October 4, 2020
Moussa Djenepo and a sublime Oriol Romeu volley help Saints to a second successive #PL win#SOUWBA pic.twitter.com/iTGYyraY69
— Premier League (@premierleague) October 4, 2020