VIDEO/ “Legjionarët” në ankth në Moldavi, në “Air Albania” nis përgatitja për festën e kualifikimit

schedule14:36 - 17 Nëntor, 2023

schedule 14:36 - 17 Nëntor, 2023

Në orën 18:00, në “Zimbru Stadium” të Çisinaut, vendasit e Moldavisë do të presin “legjionarët” e Kombëtares tonë, në një përballje siç e quajnë ata “jetë a vdekje”, ku për të dyja skuadrat, të paktën deri më tani në deklaratat e bërë për mediat, i vetmi opsion është fitorja në fushën e blertë, fitore që për të dyja përfaqësueset duket jo pak e largët.

Mirëpo, në Moldavi sot “legjionarët” i ka pushtuar “ankthi” në prag të një prej sfidave më vendimtare të këtyre kualifikueseve, në “mitikun” e Tiranës, “Air Albania” ka nisur puna përka nisur puna për përballjen e fundit ndaj Ishujve Faroe, teksa duket se spektakli nuk do të mungojë, me Federatën Shqiptare të Futbollit që ka menduar të surprizojë të pranishmit.

Në fushën e stadiumit “Air Albania” po përgatitet koreografia që do të vihet në “skenë” nga Ansambli Kombëtar, ku patjetër nuk do të mungojnë as veshjet popullore dhe atmosfera e zjarrtë në shkallët e tribunës.

Ndërkaq, kujtojmë se pas sfidës ndaj Moldavisë, përballja e fundit e këtyre kualifikueseve do të jetë ajo e mbrëmjes së 20 nëntorit, ku “legjionarët” tanë do të presin në “Air Albania” përfaqësuesen e Ishujve Faroe, përballje kjo që do të “vulosë” përfundimisht kalimin tonë për herë të dytë në histori, në fazën e grupeve të një Kampionati Evropian. /i.m /abcnews.al

SHIKONI VIDEON:

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!