Ledion Liço feston sot ditëlindjen dhe sigurisht nuk ka munguar një urim nga gjysma e tij më e mirë, Sara Hoxha. Kjo e fundit ka postuar në Instagram një video nga një udhëtim i tyre, shoqëruar me një muzikë romantike.
Padyshim, Sara e ka shoqëruar urimin e saj edhe me disa fjali tepër të ëmbla. Ndër të tjera, ajo thotë se janë rritur duke e dashur njëri-tjetrin dhe duke qenë mbështetja më e madhe e njëri-tjetrit.
“Gëzuar ditëlindjen Ledion Liço. 9 vite më parë të takova dhe lidhja jonë është gjëja që më bën më krenare në jetë. Jemi rritur duke dashur njëri-tjetrin thellësisht dhe duke qenë mbështetja më e madhe e njëri-tjetrit. Jam përgjithmonë mirënjohëse që ti më ndihmove të jem ajo që jam sot dhe më dhe familjen më të bukur që e dashuroj”, ka shkruar Hoxha krahas videos.
View this post on Instagram
Kujtojmë që çifti shumë shpejt pritet të bëhen prindër për herë të tretë. Këtë herë, ata do të bekohen me një vajzë pas dy djemve./abcnews.al