Los Angeles Lakers janë kampionët e SHBA-ve në basketboll, pasi kanë triumfuar në finalen e gjashtë kundër Miami Heat me rezultatin 93-106. Lakers ishin futur në parket të motivuar për ta mbyllur historinë e titullit dhe ia kanë dalë.
Nisja ishte mjaft e mirë, duke shënuar 8 pikë më shumë se kundërshtari në periodën e parë. Perioda e dytë vulosi gjithçka, pasi Lakers realizuan 20 pikë më shumë se Miami Heat. Me 29 pikë diferencë pas tre periodave, llogaritë e ndeshjes ishin mbyllur.
LeBron James u shpall MVP i finaleve për të katërtën herë dhe më mirë ka bërë vetëm legjenda Michael Jordan, i cili ka qenë 6 herë MVP i finaleve. “Mbreti” regjistroi triple-double, me 28 pikë, 10 asiste e 14 topa të kapur në tabelë.
Anthony Davis u ndal në 19 pikë e 15 topa në tabelë, ndërkohë që kontribut të rëndësishëm dhanë edhe Rajon Rondo e Caldwell-Pope, me 19 dhe 17 pikë të realizuara. /abcnews.al
Winning their 17th title, the @Lakers have now tied the @celtics for most championships by an NBA franchise.
The top five:
BOS – 17
LAL – 17
CHI – 6
GSW – 6
SAS – 5— NBA History (@NBAHistory) October 12, 2020