Lazio e ka mbyllur pjesën e parë kundër Sassuolos në avantazh 1-0, falë një goli nga Luis Alberto në minutën e 33-të. Gjithsesi, lacialët e nisën keq sfidën, pasi u ndëshkuan në minutën e nëntë nga Raspadori.
Por pas konsultimit me VAR, ky gol u anulua, duke lënë në fuqi rezultatin 0-0. Në minutën e 33-të, Luis Alberto shënoi golin e vetëm të fraksionit të parë të lojës.
Pasi merr një pasim nga e djathta, Alberto e kontrollon keq topin dhe një nga mbrojtësit e Sassuolos tenton t’ia largojë topin. Por sfera përplaset në këmbët e Albertos dhe përfundon në rrjetë. Ky gol, ishte ai që bëri diferencën mes dy skuadrave në 45 minutat e para./abcnews.al