Elbasan, landfilli në flakë/ Zjarr prej 24 orësh në fushën e mbetjeve, tymi i dendur mbulon zonën

schedule14:48 - 2 Korrik, 2025

schedule 14:48 - 2 Korrik, 2025

Shtëllungat e mëdha të tymit vazhdojnë të dalin nga landfilli I mbetjeve në Elbasan.

Prej më shumë se 24 orë, landfilli u përfshi nga flakët, ndërsa pavarësisht numrit të lartë të efektivëve e forcave zjarrfikëse, zjarri nuk është vënë nën kontroll.

Në luftë me flakët janë mbi 60 punonjës zjarrfikëse dhe 20 mjete të tonazhit të rëndë, por temperaturat e larta dhe era e fortë vështirëson punën e tyre.

Shefi i Emergjencave Civile në Elbasan në një deklaratë për mediat tha se ende nuk kemi të dhëna mbi nivelin e ndotjes nga djegia e mbetjeve të ngurta.

Për banorët e fshatit Bradashesh kjo situatë e përsëritur me zjarrin i ka shqetësuar tej mase.

Prokuroria e Elbasanit thotë se janë udhëzuar uniformat blu të Komisariatit të Policisë për kryerjen e veprimeve të para hetimore në lidhje me shkaqet e zjarrit.

Inceneratori I Elbasanit prej 3 vitesh nuk funksionon dhe fusha e grumbullit të mbetjeve është përfshirë vazhdimisht nga zjarri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!