Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

VIDEO LAJM/ Igli Tare në ‘Air Albania’ për sfidën me Serbinë, si drejtor sportiv i Milanit

schedule19:59 - 7 Qershor, 2025

schedule 19:59 - 7 Qershor, 2025

Mbërrin në ambientet e stadiumit ‘Air Albania’ futbollisti Igli Tare.

Drejtori i ri sportiv i Milanit do të ndjekë sfidën emocionuese mes kuqezinjve dhe serbëve në stadiumin në zemër të Tiranës.

Ndërkohë, tifozët kuqezi kanë nisur festën në stadiumin ‘Air Albania’ pak çaste para nisjes së sfidës Shqipëri-Serbi.



Më herët, tifozë të shumtë ‘pushtuan’ pikat kyçe të kryqyetit me emblemat tona kombëtare, duke kënduar dhe festuar për fitoren e shumëpritur në ndeshjen e sotme.

Pak më parë Sylvinho bëri publike formacionin fitues kundër Serbisë.

Formacioni Shqipërisë ndaj Serbisë (4-1-3-2): Strakosha, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Shehu, Asllani, Laçi, Hoxha, Manaj, Broja.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!