Një breshkë e rrallë e llojit “kareta-kareta” ka rënë në rrjetën e një peshkatari në Vlorë këtë të premte.
Breshka e veçantë është kapur afër ishullit të Sazanit. Siç shihet nga pamjet e abcnews.al breshka e llojit të rrallë pasi ka qëndruar për disa minuta në rrjetat e peshkatarëve, më pas është lëshuar e lirë në det.
Mbijetesa e breshkave është shumë e vogël. Në njëmijë breshka të vogla, 1 jeton sepse kanë shumë rreziqe në fillimet e tyre të jetesës. Studiuesit vazhdimisht kërkojnë ndihmën e banorëve në evidentimin e breshkave për t’i ruajtur këto gjallesa të rrezikuara prej zhdukjes.
Italia dhe Greqia e kanë shndërruar folejzimin e breshkave detare në një atraksion turistik. Këto lloje breshkash janë parë shpesh kohët e fundit edhe në brigjet tona. /abcnews.al