Ka përfunduar në rezultatin 2 me 1, sfida mes “krutanëve” të Kastriotit dhe “kurbinasve” të Laçit, sfidë kjo e zhvilluar në stadiumin e Kamzës, e vlefshme për javën e 27-të të Kampionatit shqiptar të futbollit, Abissnet Superiore.
Pas një pjese të parë të mbyllur me rezultatin 0 me 0, të parët që do e merrnin avantazhin në minutën e 47’-të do të ishin “krutanët” ku pas një krosimi fantastik të Armando Ramit, në krahun e majtë të fushës topi pritet me kokë nga Redon Mihana, i cili çon topin në rrjetën e “kurbinasve”.
Pas 24 minutash, më konkretisht në 71’-tën, “bomberi” nga Mali i “kurbinasve”, Saliou Guindo përfiton nga një gafë në mbrojtjen e “krutanëve” dhe çon topin në rrjetë duket baraspeshuar rezultatin, mirëpo nuk mbaron me kaq, pasi në minutën e 96’-të një krosim në zonë pritet nga Ajazi, i cili mposht lehtësisht portierin Selmani, duke i dhënë të tijve fitoren.
Kështu pas këtij rezultati pozicionet e të dy ekipeve në renditje mbeten të pandryshuara, me Laçin që është shumë pranë zonës së rënies nga kategoria me vetëm 33 pikë dhe ndodhet në vendin e 8-të, ndërsa Kastrioti mbetet në vendin e fundit me vetëm 27 pikë. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i Redon Mihanas:
Goli i Saliou Guindo, 1-1:
Goli i Spartak Ajazit, 2-1: