VIDEO/ “La Masia” nderon Barça-n, “katalanasit” dyfishojnë shifrat ndaj Shakhtar Donetsk

schedule19:29 - 25 Tetor, 2023

schedule 19:29 - 25 Tetor, 2023

Vetëm 8 minuta pas golit të avantazhit, “katalanasit” e Barcelona kanë arritur të dyfishojnë shifrat në “Estadio Municipal” përballë ukrainasve të Shakhtar Donetsk.

Pas një pasimi të shkurtër nga Ferran Torres, prodhimi i akademisë së Barça-s, “La Masia”, Fermin Lopez dirblon topin për disa metra dhe me një goditje fantastike në hyrje të zonës tund rrjetën e kundërshtarëve. Rezultati shkon në 2 me 0. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN: