VIDEO | Kyrian Nwabueze, jo i vetmi “laçian” goleador

schedule11:33 - 4 Dhjetor, 2019

schedule 11:33 - 4 Dhjetor, 2019

U konsiderua një dështim dhe shifrat e dënojnë, pasi shënoi vetëm një gol në 10 ndeshje. Anthony Okpotu u mor vjet në janar nga Laçi dhe pritej shumë prej tij, pasi bëhej fjalë për një sulmues që grumbullohej nga Nigeria. Bëhet fjalë për grumbullimet me lojtarët e kampionatit vendas.

Shifrat nuk i kishte të këqija, pasi në sezonin 2016-17 kishte dalë golashënues me Lobi Star, duke realizuar 19 gola. Okpotu u largua nga nigerianët si shënuesi më i mirë në historinë e tyre, me 71 rrjeta të tundura, si dhe me 120 mijë euro të derdhura në arkat e klubit nga marokenët e Difaa El Jadida.

https://www.instagram.com/p/B1neZWtnHKS/?utm_source=ig_web_copy_link

Te Laçi në verë e menduan ta mbanin në skuadër, madje mund ta kishin bindur edhe me një ulje të pagës dhe pa pasur nevojë të paguanin klauzolën për ta blerë. Okpotu dëshironte të luante dhe me kurbinasit do kishte pasur hapësira. Gjithsesi transferimi i Kyrian Nwabueze bëri që në kampin bardhezi ta konsideronin pistë të mbyllur nënshkrimin e një kontrate të re me nigerianin 25-vjeçar.

Okpotu u rikthye në Afrikë dhe sivjet po bën paraqitje shumë të mira me Monastir në Tunizi, skuadër që kryeson kampionatin pas dhjetë javësh. Nigeriani ia ka dalë të shënojë 7 gola (asnjë me penallti) në 9 takime dhe kryeson në listën e golashënuesve. Te Laçi mund të jenë penduar, por i gëzohen “Kirit”, sulmuesit amerikano-nigerian që ka shënuar 12 gola deri më tani. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!