Sulmuesi i Laçit, Kyrian Nwabueze, është golashënuesi më i mirë në Superiore, me plot 17 gola të shënuar. Bomberi nigerian, edhe pse në karantinë, vazhdon të kryejë stërvitje intensive në shtëpi.
Sot, Nwabueze ka publikuar një video duke u stërvitur në shtëpi, ku shihet se nuk e ka ndërmend aspak të ndalet. Edhe pse futbolli është në pauzë, futbollisti i Laçit stërvitet intensivisht dhe kërkon të jetë me doemos në formën e duhur nëse rinis kampionati.
Bomberi i kurbinasve ka dhënë edhe një mesazh në këtë video të publikuar, duke shkruar: “Progres, jo perfeksion”. Gjatë gjithë seancës stërvitore, Nwabueze ishte i shoqëruar nga qeni i tij. /abcnews.al