555 milionët e “Mundo Deportivo” e kanë acaruar Leo Messin. Sulmuesi argjentinas është kundërpërgjigjur jo vetëm në rrjetet sociale, por edhe në fushën e blertë.
Ai ka treguar edhe një herë se pse e ka nofkën “Jashtëtokësori”. Kur kishin kaluar 20 minuta në përballjen kundër Athletic Bilbao, ai ka zhbllokuar ndeshjen.
https://streamable.com/envjrb
Një goditje dënimi perfektë, që çoi dëm edhe tentativën e lojtarit të skuadrës baske për ta devijuar në momentin e fundit. Perlë e Leo Messit, nga ato të zakonshmet që jemi mësuar t’i shohim edhe në të shkuarën. /abcnews.al