Dalin pamjet nga kamerat e sigurisë të aksidentit të ndodhur ditën e sotme në zonën e ish-bllokut.
ABC News ka siguruar pamjet ku shihet momenti i aksidentit të frikshëm të regjistruar në orën 12 : 44 minuta gjatë ditës së sotme, fatmirësisht pa pasoja të rënda në njerëz.
Siç shihet në video makina tip “Volvo” me targa të huaja duket se ka qenë duke ecur paksa më shpejt në një zonë të banuar, dhe pasi i është afruar kryqëzimit të rrugës “Vaso Pasha” në zonën e ish-bllokut, ka përplasur automjetin tjetër tip “Ford” që, siç shihet, i ka prerë rrugën.
Si pasojë e përplasjes, makina tip “Volvo” ka përfunduar në ambientet e një dyqani anës rrugës duke i shkaktuar dëme materiale. Po ashtu ka përplasur edhe një automjet tip “Mercedez-Benz” i parkuar në anë të rrugës, si dhe një motoçikletë.
Siç raporton gazetarja Xhensila Kodra për abcnews.al, si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur 2 persona, një prej tyre në gjendje më të rëndë.
Drejtuesi i mjetit tip “Volvo” me targa të huaja që shkaktoi aksidentin është një efektiv i policisë rrugore të Tiranës.
Ky aksident i ndodhur në mes të ditës, në këto kohë karantinimi, do të kishte qenë me pasoja edhe më të rënda, nëse gjithçka do të ishte si një ditë normale, ku pasojat në njerëz mund të ishin katastrofike./abcnews.al