VIDEO/ Ky është lokali ku u vra 47-vjeçari në Shkodër, policia i vendos shiritat “skenë krimi”

schedule11:56 - 14 Shkurt, 2022

schedule 11:56 - 14 Shkurt, 2022

Ky është lokali ku një natë më parë u vra me armë zjarri në Shkodër punonjësi i Ujësjellës Kanalizimeve Prekë Tonaj. Dyert e tij janë mbyllur pasi policia ka vendosur shiritat e verdhë “Skenë krimi”.

Objektivi i autorit ka qenë i qartë, pasi që kur ka hyrë në lokal u ka kërkuar personave që ndodheshin të ulur në tavolina të largohen duke thënë se “nuk ka punë me ta”.

Lokali ku u vra Tonaj ndodhet i veçuar dhe jo shumë larg shtëpisë së tij.

Lexo edhe: Mesazh nga autori, si u ekzekutua 47 vjeçari në kafe, në 2011 tentoi të vriste hasmin

Burime për Abc bëjnë me dije se vrasja e 47 vjeçarit vjen pas disa krimeve të ndodhura mes 3 fiseve. Pal Ksolla ka vrarë Nikollë Tonaj në komunizëm në burg. Në vitin 1996 Ksolla u vra më pas nga Fisi Tonaj.

Në 2011 dyshohet se nga fisi Hasanaj është vrarë Zek Tonaj dhe është plagosur babai i tij. Zanafilla e konfliktit ka qenë për çështje votash në zgjedhje, por me pas janë konfliktuar në një urë në Dukagjin ku ka ndodhur edhe vrasja. Dje u vra Prekë Tonaj, ndërsa të dyshuarit kryesor janë fisi Ksolla. 11 vite me pas, Prekë Tonaj qëllohet për vdekje në fshatin e tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!