Sulmuesi kroat, Andrej Kramaric, është njeriu i momentin në Gjermani. Bomberi i Hoffenhaim ka shënuar 12 nga 14 golat e fundit të skuadrës së Hoffenhaim, duke qenë ai lideri i ekipit.
Goli i shënuar sot kundër Eintracht Frankfurt në transfertë, është një kryevepër. Pasi merr një top në hyrje të zonës, bomberi kroat rrotullohet mirë dhe nxjerr topin në të majtë, duke shënuar një gol të shkëlqyer dhe duke mos i dhënë asnjë shans portierit Trapp. I shkëlqyer!/abcnews.al
Bundesliga
E. Frankfurt – Hoffenhaim 0-1
Kramaric 18’