Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur këtë hënë në seancën plenare një minutë heshtje në nder të ish-deputetit socialist, Andis Harasani.
Ish-deputeti u nda nga jeta një ditë më parë.
“Dje është ndarë nga jeta ish-deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Andis Harasini. Andisi ka qenë një profesionist i talentuar, menaxher i aftë dhe i spikatur, një parlamentar aktiv dhe i përkushtuar, i cili u zgjodh deputet i Kuvendit në dy legjislatura në 2005 dhe 2009. Duke i shprehur ngushëllime familjes, të afërmeve për humbjen e prindit, bashkëshorti, birit dhe vëllait dhe në nderim të kontributit të tij për vendin, iu ftoj të mbajmë një minutë heshtje. U prehtë në paqe! “, tha kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali.