Lorik Cana është një idhull dhe krenari e çdo tifozi shqiptar, por jo vetëm. Ish-kapiteni legjendar i kombëtares kuqezi, mbajti shiritin e kapitenit edhe te Marseille dhe Sunderland.
Tek ekipi francez kaloi 4 sezone fantastike (2005-2009), duke u kthyer në një nga të preferuarit e tifozëve. Me Marseille u shpall dy herë nënkampion France, teksa luajti disa ndeshje evropiane, si në Champions dhe Europa League.
Faqja zyrtare e Europa League ka kujtuar një ndërhyrje të “luftëtarit” shqiptar gjatë një ndeshje me Marseille. Cana shfaqet duke bërë një dopio ndërhyrje.
“Lorik Cana me një sparkatë të dyfishtë. Cili futbollist i ditëve moderne mund të kryejë ndërhyje të tilla?“, lexohet në komentin e UEFA-s. /abcnews.al