Kundërsulme vrastare të “Furia Roja”, Spanja ndëshkon dy herë në pak minuta Kroacinë

schedule18:33 - 15 Qershor, 2024

schedule 18:33 - 15 Qershor, 2024

Ishte një gol “çlirimi”. “Demat” spanjollë të Luis de la Fuente kanë arritur të gjejnë të parët rrjetën në “Olympiastadion”, të Berlinit, duke arritur t’i shpëtojnë dominimit disa minutësh, të rivalëve kroatë, të cilët patën disa raste shënimi.

Një kundërsulm vrastar i Spanjës është finalizuar më së miri nga Alvaro Morata, me “bomberin” spanjoll, i cili niset drejt portës kundërshtare dhe përballë portierit Livakovic nuk gabon, duke çuar topin në rrjetë. Mirëpo nuk ka mbaruar me kaq, pasi vetëm 3 minutë më vonë “fantazisti” i mesfushës, Fabian Ruiz ka arritur të ndëshkoj Kroacinë, duke dyfishuar shifrat. Rezultati shkon në 2 me 0. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!