Një kundërsulm perfekt zhbllokon derbin Atletico Madrid-Real Madrid. Minuta e 15-të, dalje e shpejtë e ekipit të Simeones me dy pasime dhe gol i Luis Suarez.
Driblim i bukur i Marcos Llorente në mesfushë dhe asist për sulmuesin uruguaian, i cili nuk gaboi përballë Thibaut Courtois.
https://streamable.com/sh0qt9
Goli i 17-të sezonal në La Liga për “El Pistolero” dhe avantazh tepër i rëndësishëm për Atleticon e vendit të parë në kampionatin spanjoll. /abcnews.al

