Roma po luan në “Olimpico” kundër Udineses dhe miqtë kanë kaluar në avantazh në minutën e 12-të. Autori i golit është Kevin Lassagna.
Sulmuesi italian mori një asist të çuditshëm nga De Paul dhe dërgoi topin në rrjetë. Një nisje e keqe për verdhekuqtë, që vijnë nga humbja 2-0 kundër Milanit.
Nga ana tjetër, bardhezinjtë nga Friuli po luftojnë për të qëndruar në Serie A dhe kanë siguruar një avantazh të rëndësishëm. /abcnews.al