Është zhbllokuar takimi mes Eintracht Frankfurt dhe Schalke 04, me vendasit që kanë kaluar të parët në avantazh. Në minutën e 28-të, është sulmuesi portugez, Andre Silva, ai që zhbllokon shifrat.
Schalke është ekipi në sulm, por një top i humbur nga Kenny në krahun e djathtë, shfrytëzohet mjaft mirë nga lojtarët e Frankfurt, që nisen në kundërsulm të shpejtë.
Kostic, i cili rifitoi topin, pason te Kamada. Numri 15 i vendasve shërben menjëherë për Andre Silvën, i cili i vetëm përballë portierit, shënon golin e 11-të këtë sezon në Bundesliga./abcnews.al
Bundesliga, java 32
Eintracht Frankfurt – Schalke 1-0
Andre Silva 28’