VIDEO/ Kunati i Fjolla Morinës bëhet pjesë e muzikës, paralajmëron këngën që do të publikojë

schedule22:49 - 29 Shtator, 2021

schedule 22:49 - 29 Shtator, 2021

Fjolla Morina dhe Fisnik Syla janë kthyer në një nga çiftet më të komentuar të momentit në mediat rozë. Biznesmeni e ka mbështetur vazhdimisht këngëtaren gjatë karrierës së saj, por mesa duket pjesë e muzikës së fundmi do të bëhet edhe vëllai i Fisnikut.

AG-Beatzz ka vite që punon si producent, por këtë herë ka vendosur të shfaqet në rolin e këngëtarit.

Ka qenë Fisniku që ka publikuar një video në InstaStory, ku ka prezantuar vëllain e tij dhe një pjesë nga kënga e tij e re.

Në mbishkrimin e videos, Fisniku e ka paralajmëruar AG-Beatzz si një rap-artist premtues të tregut muzikor, i cili do të shfaqet shumë shpejt./abcnews.al