VIDEO/ Kumbulla në qiellin e shtatë, Roma ia kthen golin në film vizatimor

schedule22:16 - 23 Tetor, 2020

schedule 22:16 - 23 Tetor, 2020

Marash Kumbulla do e mbajë mend gjatë ditën e djeshme. Mbrojtësi i talentuar i kombëtares kuqezi, gjeti golin e parë në duelin e parë në kompeticionet evropiane.

Roma e tij fitoi 1-2 me përmbysje jashtë fushe kundër Young Boys dhe golin e fitores e realizoi 20-vjeçari nga Malësia e Madhe në minutën e 74-t.

Kumbulla shfrytëzoi një kros të armenit Mkhitaryan dhe nuk gaboi me kokë, duke gjetur golin e parë me verdhekuqtë kryeqytetas.

Ndeshja e parë evropiane, goli i parë me Romën. Mbrëmje e madhe për Kumbullën“, shkruan Roma në videon e veçantë dedikuar talentit shqiptar. /abcnews.al