Marash Kumbulla do e mbajë mend gjatë ditën e djeshme. Mbrojtësi i talentuar i kombëtares kuqezi, gjeti golin e parë në duelin e parë në kompeticionet evropiane.
Roma e tij fitoi 1-2 me përmbysje jashtë fushe kundër Young Boys dhe golin e fitores e realizoi 20-vjeçari nga Malësia e Madhe në minutën e 74-t.
? First European game…
… first #ASRoma goal! ⚽️?️ Big night for Max Kumbulla! ? pic.twitter.com/6bAphmBg1O
— AS Roma English (@ASRomaEN) October 23, 2020
Kumbulla shfrytëzoi një kros të armenit Mkhitaryan dhe nuk gaboi me kokë, duke gjetur golin e parë me verdhekuqtë kryeqytetas.
“Ndeshja e parë evropiane, goli i parë me Romën. Mbrëmje e madhe për Kumbullën“, shkruan Roma në videon e veçantë dedikuar talentit shqiptar. /abcnews.al