VIDEO/ Kumbulla jashtë, Roma mposht Udinesen pa talentin kuqezi

schedule14:32 - 14 Shkurt, 2021

schedule 14:32 - 14 Shkurt, 2021

Roma vijon të tregojë formë të mirë në këtë sezon dhe të vazhdojë të synojë për një vend në Champions League. Sot mundi të fitojë pastër me shifrat 3-0 ndaj Udineses.

Jordan Veretout ishte vendimtar, duke shënuar dy gola në pjesën e parë dhe i dhuruar fitoren skuadrës së tij. Fillimisht francezi shënoi në minutën e 5-të e më pas në të 25-tën me penallti.

Golat e ROMA-UDINESE

Më pas Udinese nuk mundi të reagojë dhe i dha një dorë Romës për të kapur vendin e tretë në renditjen e Serie A, pas 22 javësh. Në fund kishte kohë edhe për golin e Pedros, për të fiksuar shifrat në 3-0. Në fushë sot nuk ishte ylli i kombëtares sonë, Marash Kumbulla.

21-vjeçari ndjeu shqetësime në stërvitjen e djeshme dhe siç u paralajmërua nga trajneri Finseca, nuk ishte me skuadrën sot. Në orët në vijim pritet të kemi më shumë të dhëna për dëmtimin e talentit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!