VIDEO/ Kultivohet speci i ri më djegës në botë

schedule15:30 - 18 Tetor, 2023

schedule 15:30 - 18 Tetor, 2023

Libri i Rekordeve Guinness ka njoftuar se është krijuar speci i ri më djegës në botë. “Carolina the Ripper” e mbajti atë titull për një dekadë, por tani i përket një tjetri, “pepper X”.

Shija djegëse e piperit matet në shkallën Scholville, e krijuar nga Wilbur Scholville në 1912. Ai mat përqendrimin e kapsaicinës, përbërësi kryesor aktiv i specave djegës.

“Pepper X” arrin në 2.69 milionë scolvils, duke ia kaluar “Carolina the Ripper” me sa një milion njësi.

Të dy specat u krijuan nga prodhuesi i famshëm i specave Ed Coury.

Për të krijuar “pepper x”, Coury kryqëzoi “Carolina’s Ripper” me një spec të dërguar nga një mik në Michigan dhe e përshkroi si “brutalisht të nxehtë”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!