VIDEO/ “Kulmi! Pyesni sa lekë mori arbitri karagjoz”, shpërthen kapiteni i Partizanit

schedule09:39 - 1 Mars, 2021

schedule 09:39 - 1 Mars, 2021

Partizani B u mund një ditë më parë nga Burreli me rezultatin 1-3. Të kuqtë nuk janë dakord me rezultatin dhe mendojnë se ndikim të drejtpërdrejtë ka pasur arbitri i ndeshjes Elidon Halo, madje kapiteni Florian Peqini e akuzon se ka marrë para.

Një faqe tifozësh në Instagram, e dedikuar për Kategorinë e Parë, ka postuar një episod nga ndeshja, ku portieri Festim Miraka i Burrelit prek topin me dorë jashtë zone. Pogradecari duhej ndëshkuar, por kjo nuk ndodhi.

https://streamable.com/cq78kf

Në videon e postuar, qendërmbrojtësi i Partizanit B shkruan: “Pyesni arbitrin sa lekë ka marrë dhe e gjykon ai karagjozi”. Në komente është përfshirë edhe sulmuesi Redi Veriu. Ky i fundit replikon me Peqinin: “Nuk është nga ata burra. Ai nuk merr lek, vetëm euro”.

Komentet e lojtarëve të Partizanit B nuk u kanë shpëtuar as rivalëve të Dinamos, që po duelojnë për kreun me Burrelin. Mario Bytycci, pjesë e stafit të bluve, komenton kështu: “O Peqin, më kënaq për zoten. Duhet ta bënit gol, mirë e ka pasur ai”.

Mbrojtësi i “demave” i rikthehet sërish diskutimit dhe me shaka i shkruan ish-portierit: “E lashë avantazh tha. Pse nuk e bëtë gol. Kulmi”. Arbitri Elidon Halo nuk është hera e parë që shënjestrohet nga klube të Kategorisë së Parë për gjykimin e tij. /abcnews.al

 

Komentet e Peqinit, Veriut dhe Bytyçit

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!