VIDEO/ Kulla Eifel ndriçohet në mbështetje të protestave në Iran, mbulohet me sloganin: Gratë, Jeta, Liria

schedule15:45 - 17 Janar, 2023

schedule 15:45 - 17 Janar, 2023

Katër muaj pas vrasjes së Mahsa Amini, Franca tregon mbështetjen për iranianët që luftojnë për të drejtat dhe lirinë e tyre. Kulla ikonë “Eifel” gjithashtu iu bashkua lëvizjes dhe u ndriçua me slogane në mbështetje të protestuesve iranianë dhe grave që luftojnë për të drejtat e tyre.

Kulla simbol në kryeqytetin francez shfaqi sloganin “Femme, Vie, Liberte” që do të thotë “Gratë, Jeta, Liria”. Që ekzekutimet të pushojnë dhe vullneti i popullit iranian të triumfojë!”.

Bashkia e Parisit tha se mesazhi i Kullës Eiffel është një homazh për “ata që po luftojnë me guxim për lirinë e tyre pasi regjimi (iranian) po vazhdon ekzekutimet e protestuesve”. Nw tetor Parisi gjithashtu e kishte shpallur zonjën Mahsa Aminin “Qytetare nderi” pas vdekjes.

Sipas mediave, protestuesit në Francë duan që Bashkimi Evropian të mbajë një qëndrim më të fortë kundër Iranit, duke e shpallur Gardën Revolucionare iraniane një organizatë terroriste.

Një ditë më parë, mijëra njerëz mbajtën një marshim në qytetin francez të Strasburgut për të treguar solidaritet me protestuesit antiqeveritar në Iran.

Protestat në Iran nisën pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini më 16 shtator ndërsa ishte në paraburgim nga policia e moralit.

Pavarësisht zemërimit global, Irani ka dhënë dënime të shumta me vdekje për vepra që lidhen me trazirat civile të shkaktuara nga vdekja e Mahsa Amini. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!