Anëtare dhe simpatizantë të PD në Kukës e kanë pritur me protesta kryeministrin Edi Rama. Protestuesit kanë hedhur tymuese e shashka në drejtim të Ramë,s ndërsa brohorisnin me parulla kundër qeverisë. Policia mbajti nën kontroll protestën e cila zgjati deri në largimin e Ramës pas takimit që zhvilloi me anëtarësinë e PS-së në pallatin e kulturës “Hasan Prishtina” të Kukësit. Rama është pritur me protesta nga demokratët edhe gjatë vizitës së tij në Has. Kryeministri do të jetë edhe nesër në Kukës ku do të zhvillojë mbledhjen e radhës të qeverisë rreth orës 15:00./abcnews.al

