Shqipëria do të karakterizohet nga një mot i paqendrueshëm edhe gjatë kësaj fundjave, me reshje shiu në zona të ndryshme, të cilat do të paraqiten shpesh edhe në formën e rrebesheve. Adiola Bani nga Meteoalb thekson për abcnews.al se gjatë mesditës priten reshje shiu në formë rrebeshi.
“Vijon moti I paqendrushëm në territorin e vendit duke sjellë herë pas here edhe rrebeshe shiu, të cilat do të vijojnë deri në orët e pasditës, ndërsa më pas pritet një përmirësim i dukshëm i kushteve”, tha ajo për abcnews.al.
Ndryshe do të jetë moti gjatë ditës së nesërme ku pritet një përmirësim i dukshëm.
“E diela na sjell më shumë mot të kthjellët edhe pse gjatë mesditës do të ketë gjenerim të vranësirave lokale që do të gjenerojnë shira të papërfillshëm”, shprehet ajo.
Ndërkohë, fillimi i javës do të karakterizohet nga një rritje e temperaturave ku maksimumi pritet deri në 23 gradë Celsius.
Vranësirat do të sjellin reshje të pakta dhe të izoluara edhe në Kosovë e Maqedoni. Pritet që moti të përmirësohet gjatë fillimit të javës. /abcnews.al