VIDEO/ “Kujdes me mua….!” Kujtim Gjuzi, shumë i shqetësuar nga “Piranjat”, çfarë ka ndodhur mes tij dhe emisionit që fillon të martën?

schedule10:44 - 22 Prill, 2022

schedule 10:44 - 22 Prill, 2022

Emisioni investigativ dhe satirik “Piranjat” pritet të fillojë të transmetohet në ABC në Shqipëri dhe T7 në Kosovë nga e marta, datë 26 prill.

Me drejtues Florian Binajn dhe Arilena Arën, “Piranjat” pritet të frikësojnë çdokënd që ka ngjyer sadopak gishtin me paratë publike duke u bërë zëri kryesor në ekran i problematikave të shoqërisë, ndërsa nuk do të mungojnë situatat gazmore, njerëzit e kapur “mat” dhe investigimet në thellësi, sepse në fund të fundit, asgjë nuk mund të rrijë e fshehtë përgjithmonë!

Mirëpo, ende pa filluar emisioni ka nga ata që janë shqetësuar për materialet që do të transmetohen në të, pasi dyshojnë se mund të kenë rënë “në rrjetë”. Një ndër ta është ish-deputeti dhe vijuesi i vlerave mbretërore, ish-deputeti Kujtim Gjuzi, i cili bëri një deklaratë të fortë përballë Enkel Demit dy ditë më parë në ABC.

Lexo edhe: Nën moderimin e Arilena Arës dhe Florian Binajt, nis “Piranjat” në ABC dhe T7: Emisioni ku gjithçka mund të ndodhë dhe askush nuk është më i sigurt

Gjuzi tha se nëse gazetarët nuk silleshin sipas protokollit ai nuk do të shkelte fare as në emisionin e Enkel Demit dhe as në ambientet e ABC.

Unë mund të vë kushtin që jo vetëm që nuk vij më këtu, por nuk vij ne ABC fare. Se është edhe një emision që do të nxjerrë diçka dhe unë i kam thënë që nëse e bëni unë do t’ju çoj te gjykata”, tha Gjuzi, ndërsa Enkel Demi e pyeti me habi nëse ishin “Piranjat”?

Ata me duket”, tha Gjuzi duke vijuar me argumentin e tij të fortë: Sepse unë i kam të regjistruara gjërat. I kam me SMS. Protokolli është protokoll.

Po pse është shqetësuar kaq shumë Kujtim Gjuzi? Çfarë mund te ketë ndodhur mes tij dhe gazetarëve të emisionit “Piranjat”? Detajet do të zbulohen të martën në orën 21:00 në ABC në Shqipëri dhe 22:30 në T7 në Kosovë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!