VIDEO/ Kualifikim me zemër në dorë, PSG feston në fund kundër Atalanta

schedule22:59 - 12 Gusht, 2020

schedule 22:59 - 12 Gusht, 2020

“Gjimshiti e Atalanta në histori, pas fitores 1-0 kundër kampionëve të Francës! Milionat e PSG zhvlerësohen nga “hirushja” e Serie A, që askush nuk e priste të shkonte në gjysmëfinale të Champions, sidomos kur e mendon se si e nisi aventurën në fazën e grupeve”.

Kështu do të kishte nisur shkrimi, nëse gjithçka do të ishte mbyllur në minutën e 90-të, atëherë kur PSG shënoi golin e barazimit dhe më pas në shtesë realizoi për 1-2. Marquinhos dhe Choupo-Moting ishin vendimtarë, duke i dhënë gjysmëfinalet skuadrës franceze.

Një përballje me shumë raste të humbura nga Neymar, por që nisi me një gol të Pasalic të Atalanta. Ekipi italian u mundua ta ruante epërsinë dhe territorin ia la kundërshtarit, që me lojtarë si Neymar dhe Mbappe që u aktivizua në minutën e 60-të, arritën të përmbysnin.

Në fakt ishte një fitore me zemër në dorë, pasi në minutën e fundit të kohës së rregullt shënoi Marquinhos pas pasimit të Neymar, kurse më pas Mbappe shërbeu për Choupo-Moting, i cili realizoi golin që i dha PSG-së kualifikimin në gjysmëfinale. /abcnews.al

ATALANTA-PSG 1-2
Shënues:
Pasalic 27’/ Marquinhos 90’, Choupo-Moting 93’

ATALANTA (3-4-2-1): Sportiello; Toloi, Caldara, Gjimshiti; Hateboer, De Roon, Freuler, Gosens; Pasalic, Gomez; Zapata. Trajner: Gasperini

PSG (4-3-3): Navas; Kehrer, Thiago Silva, Kimpembe, Bernat; Gueye, Marquinhos, Herrera; Sarabia, Icardi, Neymar. Trajner: Tuchel