Manchester United është skuadra e dytë që siguron kualifikimin në gjysmëfinalet e Europa League pas zikaltërve të Interit.
“Djajtë e Kuq” u ndeshen me Copenhagen në Këln të Gjermanisë, një sfidë që rezultoi më e vështirë se sa mendohej.
90 minutat e kohës së rregullt nuk prodhuan asnjë gol, por djemtë e Solskjaer e gjetën atë në minutën e 94-t.
Bruno Fernandes ktheu në gol një penallti dhe i dhuroi kualifikimin klubit anglez, që do të ndeshet me fituesin e çiftit Sevilla-Wolves. /abcnews.al
Europa League, raundi çerekfinal
Manchester United-Copenhagen 1-0
(Fernandes (pen) 90+4′)