Viard Kotori 29 vjeç, banues në Tiranë, Etmond Dokushi, 32 vjeç, banues në Kavajë, dhe Ervin Kamolli, 32 vjeç, banues në Rrogozhinë, janë arrestuar nga policia, për shkak se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë hedhur në qarkullim nëpër pika të këmbimit valutor dollar të falsifikuar.
Abc ka siguruar videon ku një nga të rinjtë futet në një pikë të këmbimit valutor me dy mijë dollar të falsifikuara. Gjitçka kuptohet nga punonjësja e kësaj pike, e cila tenton të marrë në telefon policinë. Por në këtë moment, i riu largohet.
Biseda:
I riu: Si kalove…po flisje, po haje bukë?
(Punonjësja shikon lekët)
I riu: Ca ka?
Punonjësja: Ku shkon me këto?
I riu: Urdhëro, si ku shkoj?
Punonjësja: Se janë false të gjitha?
I riu: Je mirë?
Punonjësja: Ti sjell false dhe thua a jam mirë unë, apo të telefonojë policinë dhe të shohim kush është mirë ti apo unë
I riu: Janë marrë nga banka
Punonjësja: Janë marrë nga banka?
I riu: A ka mundësi që të mi japësh lekët mbrapsht?
Punonjësja: Pse i sjell në këtë zyrë false
(I numëron, i dalin rreth 2000 dollarë)
I riu ikën me shpejtësi
/abcnews.al/