Kruja është kthyer në një vatër të rrezikshme të përhapjes së koronavirusit, ku ditën e sotme u konfirmuan 18 raste të reja duke e çuar në 58 numrin e të prekurve në total.
Kjo përhapje e shpejtë ka shtuar frikën tek qytetarët, ndërkohë që në rrugët e qytetit vihet re një prezencë e shtuar e forcave të policisë.
Policia ka filluar aplikimin e gjobave për të gjithë ata që shkelin rregullat e karantinës. Ndërkohë, nuk kanë munguar edhe shoqërimet në polici, siç shihet në këto pamje që sjell abcnews.al.
Ky qytetar është shoqëruar nga forcat e policisë pasi ka dalë nga shtëpia pa lejen përkatëse. /abcnews.al