VIDEO/ Kryesuesit “ngecin”, Bayern e Dortmund nuk arrijnë më shumë se barazimet

schedule17:39 - 15 Prill, 2023

schedule 17:39 - 15 Prill, 2023

Mes 4 sfidave të mesditës në Kampionatin gjerman të futbollit, Bundesliga u zhvilluan dhe ndeshjet Bayern Munich-Hoffenheim e Stuttgart-Borussia Dortmund, me kryesuesit e kampionatit që nuk arritën të merrnin rezultatet e pritura.

Kështu, në “Allianz Arena”, “bavarezët” e Thomas Tuchel u ndalën në barazimin 1 me 1 nga “diletantët” e Hoffenheim. Djemtë e Bayern e gjetën avantazhin që në minutën e 17’-të të sfidës, ku një top i rënë gabimisht në këmëbt e Benjamin Pavard përfundon më pas në rrjetën e kundërshtarëve. Mirëpo, nuk do të mbaronte me kaq, pasi në minutën e 71’-të “fantazisti” kroat i Hoffenheim, Andrej Kramaric ekzekuton në mënyrë perfekte një goditje dënimit duke e çuar topin në rrjetën e mbrojtur nga portieri Yann Sommer e duke privuar kështu “bavarezët” nga fitorja.

Në krahun tjetër, Borussia Dortmund është ndalur në një barazimin prej 6 golash në “Mercedes-Benz Arena” të Stuttgart, ku padyshim spektakli nuk ka munguar. “Verdhezinjtë” kaluan të parët në avantazh në minutën e 26’-të të sfidës me “bomberin” Sebastian Haller, ndërsa vetëm 7 minuta më vonë dyshifuan shifrat me “tulipanin” hollandez, Donyell Malen. Mirëpo, në fundin e saj sfida morë të tatpjetën me vendasit të cilët edhe pse të ndëshkuar me kartonin e kuq barazuan gjithçka në minutat 78’ e 84’ pas golave të Coulibaly e Vagnoman. E teksa u duk se sfida do të mbaronte me këtë rezultat fillimisht Giovanni Reyna për “verdhezinjtë” në minutën e 92’-të e më pas Silas në minutën e 97’-të për vendasit e çuan sfidën në rezultatin 3 me 3.

Pas përfundimit të ndeshjeve, pozitat e Bayern Munich e Dortmund mbeten të pandryshuara në Kampionatin gjerman, me “bavarezët” që shkojnë në kuotën e 59 pikëve, ndërsa “verdhezinjtë” janë vetëm 2 pikë poshtë tyre. Në krahun tjetër, Stuttgart shkon në kuotën e 24 pikëve dhe barazon Schalke-n në vendin e 16-të, ndërsa Hoffenheim ngjitet në kuotën e 29 pikëve dhe ndodhet në vendin e 14-të të renditjes. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Bayern Munich 1-1 Hoffenheim: 

Goli i Benjamin Pavard:

Goli i Andrej Kramaric:

Stuttgart 3-3 Borussia Dortmund

Goli i Sebastian Haller:

Goli i Donyell Malen:

Goli i Tanguy Coulibaly:

Goli i Vangoman:

Goli i Giovanni Reyna:

Goli i Silas: