Bayern Munich ka shkuar me gjysmën e lojtarëve të formacionit në Madrid dhe duket se Atletico po e shfrytëzon në mënyrën më të mirë këtë mundësi që i është dhënë.
Skuadra e Simeone ka mundur të gjejë golin e avantazhit ndaj bavarezëve në minutën e 26-të me Joao Felix, që po kalon një formë shumë të mirë.
Madrilenët këmbëngulën në një aksion të gjatë në zonën e Bayern dhe në fund Felix shfrytëzoi në maksimum një pasim ta ardhur nga e djathta në zemër të zonës. /abcnews.al