VIDEO/ Kryeministri polak krahason trazirat në Francë me Poloninë e qetë

schedule12:57 - 1 Korrik, 2023

schedule 12:57 - 1 Korrik, 2023

Qytete të sigurta polake dhe qytete franceze plot trazira: Ky është krahasimi i paraqitur nga kryeministri polak Mateusz Morawiecki në një video që ai postoi në llogarinë e tij personale në Twitter.

“Plani ynë është Europa e kufijve të sigurt, siguria dhe rendi publik,këto janë vlerat prej të cilave nis gjithçka tjetër!” ka shkruar ai.

Në postimin e tij ai bashkangjiti një video të shkurtër, e cila krahason se si duken qytetet polake (Krakow, Varshavë) dhe franceze (Marsejë, Paris, Strasburg).

“Të parat janë të pastra, miqësore dhe të sigurta për turistët dhe familjet.  Ndërkohë në rrugët franceze ka trazira, agresion dhe dhunë.

Sulmi ndaj Europës po vazhdon, kufijtë nuk janë të sigurt. Siguria e popullatës është në rrezik. Pushtimi rus i Ukrainës tregoi se çfarë është lufta hibride, çfarë kërcënimi paraqet për të gjithë ne,” tha ai.

Bjellorusia është pjesë e planit rus për të sulmuar Europën. Ata përdorin metoda të ndryshme për ta bërë këtë, duke përfshirë grupe të organizuara hibride të emigrantëve të paligjshëm.

Polonia ka dëshmuar se kufijtë mund të mbrohen në mënyrë efektive përballë presionit të fortë migrator”, tha kreu i qeverisë gjatë një konference për shtyp të enjten përpara samitit në Bruksel.

“Ne kemi një plan për kufij të sigurt.

Së pari, ne duhet të investojmë së bashku në mbrojtjen efektive të kufijve të jashtëm të BE-së.

Duhen më shumë para nga BE-ja për këtë.

 Së dyti, Frontex duhet të reformohet në mënyrë që të luftojë efektivisht trafikantët e qenieve njerëzore.

 Së treti, Komisioni Europian duhet të ristrukturojë buxhetin që të ketë më shumë para për zhvillimin e vendeve në kufi me BE-në.

Le të luftojmë shkaqet, jo pasojat.

Së katërti, kërkojmë uljen e përfitimeve sociale për personat që vijnë nga jashtë BE-së.

Së pesti, të marrë fund toleranca e bashkëpunimit të OJQ-ve me trafikantët”, shpjegoi Mateusz Morawiecki.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!