Pasi iu bë një mori pyetjesh në konferencën e përjavshme për shtyp, kryeministri i Tajlandës, Prayuth Chan-ocha, ka spërkatur me dezinfektues gazetarët për të mos u përgjigjur.
Pyetjet që iu bënë kryeministrit tajlandez ishin në lidhje me riorganizimin e mundshëm të qeverisë, por si shpesh herë ai gjeti një mënyrë për të mos dhënë sqarime.
Ish-komandanti i ushtrisë, i cili përmbysi qeverinë e zgjedhur në një grusht shteti në 2014, është shumë gjaknxehtë dhe njihet për sjelljet e tij të paparashikuara.
Më herët, në të kaluarën, ai ka goditur një gazetar, ndërsa një tjetër e ka kapur për veshi, vetëm për t’ju shmangur pyetjeve./abcnews.al