Kryeministres finlandeze Sanna Marin i është publikuar një tjetër video, që tregon edhe një herë sesa shumë i pëlqen 36-vjeçares të festojë. Kësaj radhe, Marin shfaqet duke kërcyer shumë pranë me një ish-modele ndërsa zbardhte dita.
Pamjet e publikuara së fundmi tregojnë Sanna Marin, duke kërcyer në mënyrë provokative me influencuesen finlandeze të mediave sociale, Sabina Särkkä, 33 vjeçe. Videot janë realizuar në pistën e mbushur me njerëz të klubit të natës, ku zonja Marin u filmua gjithashtu duke kërcyer në mënyrë intime me këngëtarin finlandez Olavi Uusivirta.
Marin shfaqet me të njëjtat pantallona të bardha dhe bluzë të zezë në të dyja videot që sugjerojnë se ato janë filmuar në të njëjtën natë në fillim të këtij muaji.
Ish-mbretëresha e bukurisë Särkkä, e cila përfaqësoi Finlandën në konkursin e Miss World 2012, është paraqitur në shfaqje të shumta realiteti televiziv në Finlandë dhe tani është influencer në mediat sociale. Në Instagram ndiqet nga 90,000 persona.
Ajo zbuloi në një story në Instagram vetëm gjashtë ditë më parë se ishte ndarë me bashkëshortin e saj Ossi Kivimäki. /abcnews.al/