VIDEO/ Kryemadhi bëhet bashkë me Bebe Rexhën në SHBA

schedule07:25 - 17 Maj, 2021

schedule 07:25 - 17 Maj, 2021

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është larguar nga Shqipëria vetëm pak javë pas zgjedhjeve të 25 Prillit. Kryemadhi ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara, ku është takuar dhe me këngëtaren me famë botërore, Bebe Rexha.

Kjo e fundit ka ndarë një video me Kryemadhin në rrjete sociale, ku thotë se ndodhet në Los Angeles së bashku me kushërirën e saj. Bebe ka treguar dhe më parë se ka lidhje gjaku me kryetaren e LSI-së.

 

Kujtojmë që Bebe po shijon suksesin e albumit të sapopublikuar “Better Mistakes”. Vetëm pak ditë më parë, këngëtarja zbuloi se albumi aktualisht kryeson listën e 10 albumeve më të mira në “Spotify”. /abcnews.al.