Një 15-vjeçar ka pësuar dëmtime të rënda për shkak të tërmetit të fortë në Kroaci.
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.4 shkallë të Rihter me thellësi 10 kilometra, ka goditur veriun e Zagrebit të dielën, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme të ndërtesave, veturave si dhe daljen e njerëzve në rrugë nga paniku i madh.
Autoritetet njoftuan se operacionet e kërkim-shpëtimit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për ti ardhur në ndihmë, 15 vjeçarit.
Sipas mediave kroate është dëmtua edhe spitali Rebro dhe u raportuan disa vatra zjarri, por fatmirësisht pa pasoja tragjike. Dëme ka konsiderueshme ka pasur edhe një nga katedralet më të famshme në Zagreb. Tërmeti u ndje edhe në Bosnje Hercegovinë, Hungari, Slovveni dhe Austri dhe sipas mediave është ndër më të fuqishmit që është ndjerë ndonjë herë në vend.
Nga ana tjetër ministri i Brendshëm i Kroacisë, Davor Bozinovic, bëri thirrje që njerëzit në rrugë të mbajnë distancën për shkak të rrezikut të përhapjes së koronavirusit.