Kanë përfunduar dhe sfidat e fundit të fazës kualifikuese të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, ku në grupin D, le të themi, që nuk ka patur asnjë surprizë përveç mungesës së goleadës, në fitoren e Kroacisë.
Kështu, Kroacia e Zlatko Dalic është bërë Kombëtarja e fundit, e cila kualifikohet për në fazën e grupeve të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, me golin e Ante Budimir, që mjaftoi ndaj kundërshtarëve armenë, për të gjetur 3 pikët e arta, që siguruan pjesëmarrjen në Euro 2024, për skuadrën e teknikut Zlatko Dalic.
Në krahun tjetër, Turqia nuk ka shkuar më shumë barazimi, 1 me 1, ndaj “Dragonjve” të Uellsit. Nga një gol i Neco Ëilliams e Yusuf Yazici mjaftuan për të “vulosur” fatet e sfidës, por edhe vendin e parë të skuadrës së italianit Vincenzo Montella, në grupin D.
Siç theksuam edhe më lart, në vendin e parë të grupit D është Turqia, me 17 pikë, pasuar nga Kroacia me 16 pikë, Uellsi me 12 pikë, Armenia me 8 pikë dhe në fundin e grupit është Letonia, me 3 pikë. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Uells 1 – 1 Turqi
Kroaci 1 – 0 Armeni