VIDEO/ Krimi brenda familjes në Durrës, momenti kur policia gjen pistoletën dhe trupin e 62-vjeçarit në pus

schedule17:41 - 4 Shtator, 2024

schedule 17:41 - 4 Shtator, 2024

Publikohen pamjet nga vendi i ngjarjes në Shënavlash të Durrësit, ku 30 vjeçari Esmerald Balla vrau me pistoletë dhe më pas hodhi në pus babain Enver Balla, ngjarje e ndodhur disa ditë më parë.

Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara nga policia e Durrësit, arma është gjetur në një vend me bimësi ndërsa më pas është bërë i mundur edhe gjetja e trupit të pajetë të 62 vjeçarit në pus.

Sipas policisë, i riu ka vrarë të atin, e ka hedhur në një pus dhe më pas ka denoncuar në polici se është larguar nga banesa me një shtetase të panjohur dhe se nuk kishte mundur të lidhej më me të.

Pas zbardhjes së ngjarjes, 30 vjeçari ka thënë se shkak është bërë një konflikt që kishte me babanë për një shumë lekësh, 7 500 000 lekë të rinj, që dyshohet se ia kishte vjedhur./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!