VIDEO/ Kreu i grupit vendoset në fund, “Dardanët” i rrëmbejnë 1 pikë Zvicrës, Rumania siguron kualifikimin ndaj Izraelit

schedule22:49 - 18 Nëntor, 2023

schedule 22:49 - 18 Nëntor, 2023

Pritej një fitore e “helvetëve”, por nuk ndodhi kështu. “Dardanët” e Kosovës kanë arritur t’i rrëmbejnë 1 pikë Zvicrës, në përballjen e mbrëmjes së kësaj të shtune, në “St.Jacob-Park”, në sfidën e vlefshme për raundin e parafundit të fazës kualifikuese të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.

Nga një gol mjaftoi për të dyja skuadrat, teksa fillimisht ishte Ruben Vargas, ai që çoi topin në rrjetën e “Dardanëve”, në minutën e 47’ të sfidës dhe teksa gjithçka po shkonte drejt fitores, në minutën e 83’-të, Muhamet Hyseni dërgon në rrjetë një pasim të Vojvodës, duke “shokuar” vendasit e duke mbyllur sfidën me rezultatin, 1 me 1.

Në përballjen tjetër të këtij grupi, Rumani mposhti në transfertë, Izraelin, me rezultatin e ngushtë, 1 me 2, duke siguruar kështu kualifikimin për në fazën e grupeve të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024. Goli i “veteranit” izraelit të sulmit, Eran Zahavi u nxorr i “pavlefshëm”, nga George Puscas e Ianis Hagi, me këta dy të fundit, të cilët në minutat, 10’ e 63’, të takimit “vulosën” kualifikimin për më tej.

Përsa i përket renditjes, në grupin I, Rumania ndodhet në vendin e parë me 19 pikë, 2 më shumë se Zvicra e vendit të 2-të dhe gjithçka do të vuloset në sfidën e fundit, ku këto 2 skuadra do të përballen me njëra-tjetrën. Në vendin e 3-të të grupit vjen Izraeli me 12 pikë e pas tyre, Kosova me 11 pikë. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Zvicër 1 – 1 Kosovë

Goli i Ruben Vargas:

Goli i Muhamet Hysenit:

Izrael 0 – 2 Rumani 

Goli i George Puscas, 1-1:

Goli i Ianis Hagi, 1-2

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!