VIDEO/ Kosova U21 thyhet në Prishtinë, Austria e ndëshkon në fund

schedule20:58 - 9 Tetor, 2020

schedule 20:58 - 9 Tetor, 2020

Kosova U21 zhvilloi një ndeshje të mirë ndaj moshatarëve të Austrisë për eliminatoret e Euro 2021, por nuk ia doli të evitonte humbjen. Sfida e luajtur në “Fadil Vokrri” të Prishtinës u mbyll me rezultatin 0-1.

Triumfi minimal i miqve u vendos nga goli i Marco Grull në minutën e 86-të. Mesfushori i Ried mposhti portierin Florjan Smakiqi të Feronikelit me një goditje potente me të djathtën dhe i dhuroi Austrisë 3 pikë tepër të rëndësishme.

 

Debutim me humbje për Edi Sylisufajn e Falkenberg në Suedi, i cili u fut në fushë në minutën e 52-të. Në këtë grup bën pjesë edhe Shqipëria U21, që numëron 11 pikë pas tetë ndeshjeve, katër më pak se Austria e vendit të dytë.

 

Renditja në grupin 3

Kuqezinjtë e Alban Bushit do të përballen në Prishtinë me Kosovën (13 tetor, ora 19:00) dhe më pas do të udhëtojnë drejt Anglisë për duelin ndaj kombëtares vendase (17 tetor, ora 17:00). /abcnews.al

Eliminatoret e Euro 2021/ Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë
Kosova U21-Austri U21 0-1
(Grull 86′)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!