Veprimet e nivelit të lartë teknik shkaktojnë emocione të mëdha te tifozët. Mjafton një eurogol, një stopim i bukur, një pasim fantastik dhe të gjithë ngrihën në këmbë nga gëzimi. Ka edhe raste të tjera, të njohura ndryshe si gafa, që krijojnë shumë ilaritet.
Një rast i tillë ka ndodhur në futbollin skocez. Luhej ndeshja Hearts-St Johnstone dhe Uche Ikpeazu lë nam me veprimin e tij. 25-vjeçari i lindur në Londër por me origjinë nga Uganda, nuk ia del të kontrollojë një pasim të një shoku të skuadrës.
Jo vetëm kaq, pasi sulmuesi rrëzohet në një mënyrë qesharake. Për më shumë shihni videon e tij, që është bërë virale në rrjetet sociale. /abcnews.al