VIDEO/ Konflikt fizik me drejtorin e policisë, gjykata jep masën e sigurisë për mjekun në Berat

schedule12:56 - 17 Prill, 2020

schedule 12:56 - 17 Prill, 2020

Gjykata dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për mjekun Edison Skëndo, i cili u denoncua nga drejtori i Policisësë Beratit, Hasan Ahmeti një ditë më parë me argumentin se kishte kundërshtuar me dhunë urdhrin e tij.

Dalja e tij nga gjykata është shoqëruar me duartrokitje nga të afërmit.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e djeshëm në Berat ku Ahmeti i ka kërkuar Skëndos lejen e daljes ndërkohë që ai po shkonte në punë.

Në këtë moment ka patur një përplasje fizike mes tyre, e cila është filmuar pjesërisht edhe nga kamerat e sigurisë.

Pas kësaj, Ahmeti paditi Skëndon për kundërshtim të urdhrit të policisë, ndërsa doktori e akuzoi drejtorin e policisë për dhunë.

Lexo edhe: VIDEO/ E rëndë në Berat, dhunë mes mjekut dhe Drejtorit të Policisë

Ngjarja shkaktoi edhe reagime politike, ku mes atyre që u shprehën ishte edhe ish-kryeministri Berisha duke e akuzuar drejtorin e policisë për perversitete.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!